Dashi
21 Mars - 19 PrillDuke u mbyllur në vete dhe duke mos i treguar askujt se çfarë po ndodh nuk është mënyrë e mirë për t’u marrë me mendimet tuaja. Do të jetë vështirë të flisni për gjërat që keni në mendje, por ekzistojnë njerëz që do t’ju ndihmojnë. Gjëja më e rëndësishme është që të flisni dhe të jini të sinqertë. Mos t’ju vijë turp nga gjërat nëpër të cilat po kaloni.
Demi
20 Prill - 20 MajMundohuni të jeni të kujdesshëm me më të dashurit tuaj. Diçka ju ka nervozuar shumë. Kjo mund të jetë ndonjë grindje që keni pasur apo nëse jeni zgjuar duke u ndier kështu, mund të jetë për shkak të ëndrrave të këqija, që nuk po ju kujtohen. Bëni çmos për të qenë të qetë dhe diplomatik.
Binjakët
21 Maj - 20 QershorJeni kundër disa personaliteteve të fuqishme. Një person që ju ka shkaktuar probleme në të kaluarën, do të mundohet t’ju bllokojë që të arrini diçka. Rrini të qetë sepse ndoshta tani nuk është koha që të këmbëngulni shumë. Keni nevojë për një strategji të re.
Gaforrja
21 qershor - 22 KorrikDo të çliroheni kur e dini se një koleg po i mendon gjërat ashtu sikurse ju. Kështu që kjo ditë do të jetë ideale për ju. Një takim biznesi do të shkojë mirë pasi do të pajtoheni për planet dhe idetë e reja. Po ju duket sikur gjithçka po fillon të shkojë sikurse keni planifikuar.
Luani
23 Korrik - 22 GushtPo i vini në pikëpyetje vendimet dhe komentet e dikujt në pushtet. Edhe nëse duket se po e thonë të kundërtën e gjërave që i kishin thënë së fundi, nuk do të duan ta përkujtojnë këtë gjë. Në fakt, do t’i mohojnë bisedat e mëparshme, Tregohuni të kujdesshëm në raport me ta.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 ShtatorDo t’ju duket sikur ju dhe partneri nuk po mund t’i ndaloni grindjet. Nuk ka rëndësi se për çfarë bie fjala, qoftë për financa, shoqëri apo punë të shtëpisë, duket se nuk do të pajtoheni fare. Do të ishte më mirë nëse do të largoheshit pak dhe do të merreshit me diçka tjetër. Kaloni pak kohë me disa njerëz që kënaqeni.
Peshorja
23 Shtator - 22 TetorDisa plane ambicioze do t’ju shkaktojnë tension në grup. Të gjithë po punoni në arritjen e një qëllimi të përbashkët dhe të gjithë e keni një detyrë të caktuar. Do të bëni çmos për t’u siguruar që puna juaj të jetë shembull dhe se jeni mjaft të përgjegjshëm.
Akrepi
23 Tetor - 21 NëntorDuhet ta përdorni logjikën në zgjidhjen e problemeve dhe kjo nuk do të jetë e vështirë për ju. Jeni të vendosur për ta ndrequr diçka që është thyer, në vend se ta zëvendësoni me një tjetër. Njerëzit e tjerë nuk presin që planet tuaja të funksionojnë, por po ua dëshmoni të kundërtën.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 DhjetorKeni qenë gjithmonë të sinqertë dhe njerëzit e dinë se mund të mbështeten te ju. Shefi juaj do t’i kërkojë mendimet tuaja rreth një çështjeje në punë dhe do të jeni më se të gatshëm për të folur ashtu si mendoni. Këtë mundësi e keni pritur gjatë, kështu që duhet ta shfrytëzoni mirë.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 JanarGjithmonë i keni marrë përgjegjësitë me shumë seriozitet. E keni vështirë ta kuptoni se si një person mund t’u ikë përgjegjësive dhe t’i lërë të tjerët në rrëmujë. Planet janë duke dështuar dhe kjo për shkak të disa keqkuptimeve për çmimet e disa materialeve. Ajo që ju befason më së shumti se do t’ju mbetet juve barra për ta zgjidhur këtë paqartësi.
Ujori
20 Janar - 18 ShkurtShumë njerëz janë të interesuar për gjërat që po bëni. Doni të jeni në gjendje për t’u përqendruar dhe këtë e bëni më së miri pa shumë njerëz përreth jush. Në mënyrë që të merreni me gjërat ku duhet shumë të përkushtoheni, parapëlqeni ta gjeni një kënd të qetë, ku askush nuk ju shikon.
Peshqit
19 Shkurt - 20 MarsShfrytëzojeni kohën e lirë për t’i përfunduar disa punë të lëna në gjysmë. Do të çliroheni fort kur t’u vijë fundi disa gjërave. Nëse zgjidhni t’i shpërfillni, do të mund t’ju shkaktojnë probleme në të ardhmen. Sa më të organizuar që të jeni, aq më shumë mund të kënaqeni më vonë.
Gazeta KOHA Ditore dhe portal KOHA.net sjellin çdo ditë horoskopin ditor.