Horoskopi

Dashi

21 Mars - 19 Prill

Nëse jeni të vetëdijshëm se shëndeti juaj mund të përmirësohet, jeni në kohë për ta bërë një ndryshim në dietën tuaj. Konsumimi i ushqimit të shëndetshëm do të jetë fillim i mbarë. Të merresh me sport gjithashtu ju bën mirë. Nuk do të thotë të zgjidhni aktivitete rraskapitëse, mjaftojnë disa ushtrime të lehta.

Demi

20 Prill - 20 Maj

Nuk është se jeni qejfli i ekzagjerimit të situatave të ndryshme, megjithatë, dikush që ju e njihni e ka zakon të shkaktojë drama nga situatat e thjeshta. Kësaj radhe, do të befasoheni, sidomos kur ta kuptoni se edhe dikush tjetër po e përshkruan një ngjarje në po të njëjtën mënyrë.

Binjakët

21 Maj - 20 Qershor

Do t’ju duhet të kaloni më shumë kohë me partnerin dhe shoqërinë tuaj në mënyrë që të diskutoni më shumë rreth punëve grupore. Megjithëse, këto tubime nuk janë bërë për kohë të gjatë, do të ndiheni mirë dhe do ta vlerësoni mundësinë që u është dhënë të qëndroni së bashku.

Gaforrja

21 qershor - 22 Korrik

Një mik i vjetër është gjithmonë në mendjen tuaj. Dikush po ju këshillon se duhet ta kontaktoni. Mirëpo je i mendimit se nëse miku do të dëshironte të takohej, do të të kontaktonte vetë. Çka nuk ju ka shkuar në mendje është se ndoshta edhe miku po mendon sikurse ju. Andaj, ta bësh hapin i pari për një rilidhje nuk është se dhemb.

Luani

23 Korrik - 22 Gusht

Nëse po mundoheni të rregulloni diçka me krejt paratë që i keni kursyer deri më tash, dijeni se situata vetëm do të përkeqësohet. Faturat duhet të paguhen dhe nuk mund ta shmangni këtë detyrim më tepër. Jini më të rreptë me dikë që po gjen arsye për t’i mos i kryer disa detyrime ndaj teje.

Virgjëresha

23 Gusht - 22 Shtator

Jeni munduar të gjeni një rrugë për t’i zvogëluar disa nga detyrimet që keni marrë. Kjo në fakt është mundësi për të hequr pak nga barra që është ngarkuar në shpatullat tuaja. Është koha që secili të marrë përgjegjësi për obligimet e veta.

Peshorja

23 Shtator - 22 Tetor

Ngado që shkoni duket sikur ka diçka që ju pengon. Shmangni shoqërinë negative që ankohet pasi vetëm sa e vështirëson situatën. Nëse jeni duke udhëtuar dhe po përdorni navigacionin, mos ndiq rrugën qorre që ndjen se nuk është e duhura. Diskutimet në fund të ditës me gjasë do të jenë shumë të drejtpërdrejta.

Akrepi

23 Tetor - 21 Nëntor

Angazhimet shtesë në vendin e punës do t’ju ndihmojnë që t’i kaloni ca gjëra më lehtë. Në rast se jeni duke i bërë disa sakrifica personale me qëllim që shefi juaj të jetë i kënaqur, kini parasysh që ai nuk do të përfitojë nga mirësia juaj. Duhet të shpërbleheni siç duhet për përpjekjen tuaj.

Shigjetari

22 Nëntor - 21 Dhjetor

Keni shumë opsione për karrierë që mund t’i zgjidhni. Ndoshta nuk keni planifikuar të bëni ndryshime në këtë aspekt, mirëpo mundësitë të janë ofruar. Në qoftë se po e shqyrtoni një nga ato mundësi, kjo nënkupton se diçka ose dikë duhet ta lini prapa.

Bricjapi

22 Dhjetor - 19 Janar

Dikush në familje që nuk ia ka haberin si menaxhohen paratë do të presë që ju t’i paguani edhe faturat e tyre. Për shkak se nuk dëshironi që financat e përbashkëta të preken, do t’i kryeni këto shpenzime. Megjithatë, nuk është diçka që do të lejoni të ndodhë vazhdimisht.

Ujori

20 Janar - 18 Shkurt

Ju duhen ndryshime dhe keni nevojë të dilni jashtë rehatisë suaj, nëse ndiheni sikur ju duhet ta shfrytëzoni më mirë kohën. Përpjekja për mbledhjen e fondeve do të sjellë rezultate për të cilat të gjithë do të jeni krenarë. Dëshira për ndryshim a diçka të re do të zbehet pak pasi të keni organizuar një udhëtim.

Peshqit

19 Shkurt - 20 Mars

Një shoqëri a ortakëri e re po nis. Më në fund duket sikur keni takuar dikë që ju kupton plotësisht. Jepni kohë këtij raporti pasi ende duhet ta njihni më mirë njëri- tjetrin. Keni shpresa se disa diskutime për një situatë të vështirë do të trajtohen me sukses.

Gazeta KOHA Ditore dhe portal KOHA.net sjellin çdo ditë horoskopin ditor.