INTERAKTIV

Çipa: Një vend që armatoset ka mundësinë që të bëhet agresiv

 

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa, ka folur të premten në “Interaktiv” të KTV-së për blerjen e fundit të armëve kineze nga Serbia.

Çipa ka thënë se është një fakt shqetësues, pasi sipas tij “një vend që armatoset deri në grykë, ka gjithmonë mundësinë të bëhet agresiv”.