INTERAKTIV

Haliti: SHKK-ja s’ka hapësira të veçanta për të burgosurit me çrregullime mendore

 

Fatmire Haliti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës, (QKRMT), ka thënë se sfidë për burgjet e Kosovës është mungesa e hapësirave të veçanta për të burgosurit me çrregullime mendore.

Haliti ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së të enjten se edhe stafi korrektues i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) nuk është i pranuar në punë për t’i menaxhuar të burgosurit me probleme mendore.