INTERAKTIV

Fejzullahu: “Elektroseveri” s’ka të drejtë të ofrojë çmime nën ato të tregut

 

Ymer Fejzullahu, kryetarit i Bordit të Zyrës së Rregullatorit Energjetik, ka thënë se “Elektroseveri” nuk ka të drejtë të ofrojë nën çmime të tregut, pasi ZRRE-ja mund t’ia tërheqë licencën.

“Në bazë të ligjeve në Kosovë, nuk lejohet të shkaktojë prishjen e tregut me ofru nën çmime të tregut. Ka të drejtë të nisin hetimet penale nga organet përgjegjëse të Kosovës. ZRRE nëse identifikon se ka prishje të tregut, e tërheq licencën e Autoriteti i Konkurrencës nis hetime”, ka thënë ai në “Interaktiv”.