Kosovë

Opozita fajëson komunarët për zvarritjen e ndërtimit të impiantit në Orllan

 

Zyrtarët opozitarë të Podujevës kanë bërë përgjegjës ekzekutivin e kësaj komune për zvarritjen e ndërtimit të impiantit biologjik për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Orllan.

Ky projekt që financohet nga Qeveria zvicerane do të duhej të përfundonte në muajin qershor, por deri në këtë kohë as nuk ka filluar të ndërtohet, shkruan sot Koha Ditore.