Kosovë

Inaugurohet impianti për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Kramovik të Rahovecit

 

Është përuruar impianti për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Kramovik të Komunës së Rahovecit, impiant ky që u financua nga Projekti i GEF “Mundësimi i Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Pellgun e Zgjeruar të Lumit Drin”, implementuar nga UNDP në bashkëpunim me GWP-Med dhe UNECE dhe Komunën e Rahovecit.

Në ceremoninë e këtij inaugurimin të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, përfaqësuesja e UNDP-së Ulrika Richardson, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, Riza Hajdari-Koordinator i projektit, përfaqësuesi i fshatit Jemin Thaqi si dhe banorë të këtij fshati.