Kosovë

Familja Hazrolli nga Banja i bëri me shtëpi dy familje nga Lladroci i Malishevës

 

Malishevë, 6 dhjetor - Dy familje në Lladroc janë bërë me shtëpi, falë humanitetit të familjes së Ali Hazrollit nga Banja e Komunës së Malishevës. Në ceremoninë e dhënies së çelësave të shtëpive për familjet e Mefail Kastratit nga Maxharra dhe të Amrush Zogajt nga Lladroci, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Po ashtu ishte i pranishëm edhe anëtari i familjes Hazrolli, gjeneral major Gëzim Hazrolli, i cili edhe i ftoi të tjerët që kanë mundësi të jenë solidarë me familjet në nevojë.

“Ju jemi shumë mirënjohës kësaj familje, e cila krahas kontributit në luftë, edhe sot po vazhdon të kontribuoj me këtë formë të ndihmës për familjet në nevojë. Po ashtu falënderoj edhe mërgimtarët tanë, siç është Burim Hazrolli, që ka marrë këtë iniciativë që të ndërtoj këto dy shtëpi. Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kanë mundësi ti ndihmojnë këto familje”, tha mes tjerash kryetari Begaj, me rastin e dhënies së çelësave të shtëpive për këto dy familje.