Kosovë

Parkingu i komunës së Rahovecit, pa pagesë për mërgimtarët

Foto: Koha
 

Shumica e veturave në parkingun e komunës së Rahovecit janë me tabela të bashkatdhetarëve, e shumë pak me tabela vendore, raporton KTV.

Kjo për shkak se kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, për t’u bërë nder dhe për të treguar respekt ndaj mërgimtarëve, ua liroi parkingun duke ua bërë pa pagesë përmes një vendimi që mori.