Kosovë

VV në Gjilan pastron borën nëpër trotuare, akuzon komunën

Foto: Koha
 

Në qendër të qytetit të Gjilanit disa aktivistë të subjektit politik të Lëvizjes Vetëvendosje kanë pastruar trotuaret nga bora si dhe kanë pastruar borën në hapësirat e institucioneve publike, raporton “Koha Ditore”.

Ky subjekt politik përmes një komunikate ka akuzuar komunën e Gjilanit se nuk është duke bërë përmbushur detyrën për pastrimin e rrugëve nga bora.