Kosovë

Banorët e Orllanit kërkojnë buxhetin për ujësjellës dhe paralajmërojnë grevë

 

Banorët e fshatit Orllan të Komunës së Podujevës po kërkojnë rikthimin e mjeteve në projektin e ujësjellësit. Sipas tyre, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ua ka hequr nga projektbuxheti i vitit 2019 mjetet që kishin qenë të parapara për këtë projekt.

Për këtë banorë të këtij fshati gjatë ditës së martë kanë qëndruar në MMPH, ku janë takuar me ministrin, Fatmir Matoshi. Rexhep Zeka, që është edhe përfaqësues i Organizatës Sundimi i Demokracisë në Kosovë (SDK), ka thënë se gjatë këtij takimi janë marrë vesh me ministrin Matoshi që mjetet që kanë qenë të parapara për ujësjellësin në Orllan me rrethinë të rikthehen në leximin e dytë të Ligjit të buxhetit për vitin 2019, shkruan sot Koha Ditore.