Aksion mbi urën ku kalon Lumbardhi në Pejë, kundërshtohet ndërtimi i hidrocentralit
Foto: Koha
Një gyp i gjatë disa metra është vendosur përgjatë urës ‘Mihlet Bahqe’ në Pejë nën të cilën urë kalon Lumbardhi.
Një aktivitet i tillë është organizuar të shtunën nga Shoqëria Civile e Pejës si pjesë e aksioneve që kundërshtojnë çfarëdo nisme për ndërtimin e hidrocentralit, raporton Koha Ditore.
Ndërtimi eventual i hidrocentralit në Lumbardh sipas organizatorëve të këtij aksioni do të shkatërronte Lumbardhin, lum i cili është një nga bukuritë që e identifikon Pejën.
Sllogane si ‘Ta ruajmë lumin para se të jetë tepër vonë’; ‘Qytetaret humbin lumin, investitori përfiton miliona’; ‘Ky është Georg Woeber personi kyç i Kelkos që dëshiron të përfitoi duke shpërdorur pasurinë natyrore të Kosovës’; janë vendosur përgjatë gypit të improvizuar mbi këtë urë.
Kelkos Energy” është kompania e kontraktuar nga Qeveria, e cila është thënë se do të investojë rreth 97 milionë euro për ndërtimin e pesë hidrocentraleve.