Gjendja nga brenda dhe jashtë e objekteve të shëndetit primar në pjesët rurale të Komunës së Klinës japin përshtypjen sikur ato kanë ndaluar me dekada në kohë.
Shumica e objekteve janë të amortizuara, mure të plasaritura, pajisje dhe inventar të vjetërsuar dhe të dëmtuar, infrastruktura e keqe jashtë objekteve... dhe mangësi tjera, përfshirë edhe nivelin jo të mirë të shërbimeve për shkak të stafit të pamjaftueshëm mjekësor, shkruan sot Koha Ditore.
Me gjithë këto mangësi këto objekte shëndetësore vështirë mund të quhen qendra apo ambulanca të mjekësisë familjare (QMF, AMF), ka konstatuar organizata joqeveritare e Klinës “Koha”.
Kjo organizatë gjetjet në terren për gjendjen e shëndetësisë në Klinë i ka përfshirë edhe në raportin e saj për monitorimin e punës së Komunës së Klinës për vitin e kaluar, në kuadër të projektit “Qytetari ndihmon Komunën”, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Gjendje të ngjashme në tri qendrat e mjekësisë familjare dhe në 11 ambulanca të mjekësisë familjare, sa janë gjithsej në pjesët rurale të kësaj komune, kjo OJQ ka konstatuar edhe në vitin 2016.
Dhe nga ai vit, nga hulumtimet e tashme në terren, OJQ “Koha” nuk ka gjetur ndonjë përmirësim....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.