Kosovë

Ministria e Komuna shtyhen për financimin e ujësjellësit në Orllan

 

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (SHPMSH) në Komunën e Podujevës, Faik Muçiqi, nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët rreth financimit të projektit të ujësjellësit për banorët e fshatit Orllan të Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.

Për dallim se në të gjitha rastet fajin për mosfinancimin e një projekti zyrtarët mundohen t’i hedhin njëri-tjetrit, në këtë rast Fatmir Matoshi ka refuzuar mjetet e Komunës për bashkëfinancim.