Kosovë

Prizreni e Suhareka pajtohen për demarkacionin

Prizreni e Suhareka pajtohen për demarkacionin

Autoritetet komunale të Suharekës dhe ato të Prizrenit, të mërkurën, janë pajtuar për ndërmarrjen e masave të duhura ligjore për demarkimin apo caktimin e vijës ndarëse mes tyre. Një hap i tillë, sipas zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, ka qenë i nevojshëm, meqë 40 hektarë prona kanë gravituar me Komunën e Suharekës, por që në fakt ndodhen në territorin e Komunës së Prizrenit.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, ka theksuar se në këto raste pronarët kanë mundur t`i nxjerrin listat poseduese si në Komunë të Prizrenit ashtu edhe në Komunë të Suharekës, dhe se është dashur që t`i jepet fund kësaj praktike, shkruan Koha Ditore.