Kosovë

Tre muaj kohë Komisionit për finalizimin e riemërtimit të rrugëve në Ferizaj

Foto: Koha
 

Komuna e Ferizajt ka formuar një komision të ri të përbërë prej 7 anëtarëve nga të gjitha subjektet politike, me qëllim të identifikimit të defekteve nëpër emërtime të rrugëve derisa në dhjetëra fshatra banorët si shenjë pakënaqësie i kanë hequr tabelat e rrugëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky komision ka marrë detyra të reja edhe nga Kuvendi Komunal në mënyrë që puna e tyre të përfundojë për 3 muaj. Emërtimet si: “Rruga e varrezave”, “Loti i fundit”, pastaj edhe emërtimet me emra të fëmijëve dhe me emra të papëlqyer nga banorët do të zëvendësohen me emra të rinj.