Kosovë

Komuna paralajmëron bizneset e Gjakovës, më 22 prill pushohet për Pashkë

 

Komuna e Gjakovës ka paralajmëruar subjektet afariste të kësaj komune se të hënën e 22 prillit duhet të pushojnë për shkak të festës së Pashkëve katolike, duke i qëndruar zotimit kështu që të respektohet ligji nga të gjithë.

Bazuar në ligjin për festat në Kosovë, kur ditët e festave zyrtare bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jetë ditët pasardhëse të punës, bazuar në këtë dhe në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës, ditë pushimi për veprimtaritë ekonomike është data 22 prill e së hënës.