Kosovë

Donatorët bëjnë me shtëpi të re një familje në Podujevë

Donatorët bëjnë me shtëpi të re një familje në Podujevë

Familja katëranëtarëshe e Sokol Selimit nga Podujeva është bërë me shtëpi të re, falë vullnetit të mire të stafit vendor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në ceremoninë e dorëzëzimit të çelësave të shtëpisë së re, për familjen Selimi ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zaim Thaçi, një pjesë e stafit vendor të Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarë nga sektori i strehimit në Komunën e Podujevës.