Kosovë

Veriu i ka mbi 13 mln € borxh Ujësjellësit, për këtë shkak Mitrovica e Skenderaj sot mbetën pa ujë

Veriu i ka mbi 13 mln € borxh Ujësjellësit, për këtë shkak Mitrovica e Skenderaj sot mbetën pa ujë
 

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” (KRUM) ka njoftuar gjatë ditës së sotme konsumatorët e Mitrovicës, Skenderajt si dhe të Veriut të Mitrovicës se nga ora 11:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën për Trajtimin e Ujit në Shipol të Mitrovicës, pasi që KESCO ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike si pasojë e moskryerjes së obligimeve financiare ndaj KESCO-s nga ana KRUM-it.

Mos-pagesën e borxhit, KRU “Mitrovica” e kishte arsyetuar me borxhet e akumuluara nga Veriu i Mitrovicës i cili, sipas kompanisë, arrin mbi 13 milionë euro dhe të cilin borxh, thotë kompania, “tash e njëzet vite nuk po e merr përsipër askush për ta paguar, kurse Ujësjellësi ende vazhdon ta furnizojë Veriun me ujë të pijes pa asnjë kompensim financiar”, raporton Koha.net.