Kosovë

Fort Dodge nga Iowa dhuron pajisje sportive për shkollat e Gjakovës

 

​Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot ka pritur një delegacion nga Fort Dodge (Iowa), qytet me të cilin Gjakova është e binjakëzuar kohë më parë.

Në kuadër të kësaj miqësie, disa nga shkollat e Gjakovës sot kanë pranuar pajisje sportive të cilat sipas Rusty Buchanan, zv.president i Unionit Atletik të Amerikës, tha që do të shërbejnë jo vetëm për të zhvilluar sportin por për të punuar në ekip, në bashkëpunime të cilat në fushë kthehen në fitore.