Kosovë

Për borxh KEDS-i lë pa rrymë tash tri ditë zjarrfikësit në Pejë, Komuna s’e pagoi për neglizhencë

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore
 

Zjarrfikësit e Pejës kanë tri ditë që kanë mbetur pa rrymë, kjo për shkak se ky institucion ka borxh ndaj KEDS-it.

Një pjesëtar i zjarrfikësve i cili ka dashur të mbetet anonim, ka thënë për Koha.net se e kanë të vështirë të operojnë në këtë gjendje.