Kosovë

Komuna e Ferizajt dhe Policia e Kosovës konfiskojnë 20 kamionë me dru

 

Policia e Kosovës në Ferizaj në bashkëpunim me Komunën, gjatë së dielës, kanë konfiskuar gjithsej 20 kamionë me dru derisa pronarët e tyre nuk e kanë treguar prejardhjen e tyre me dokumentacion. Po ashtu, aksione të tilla janë zhvilluar edhe një ditë më parë në malet e fshatit Pleshinë të kësaj komune derisa janë zënë në flagrancë 7 persona duke prerë dru në mënyrë ilegale.

Burim Bajrami, drejtor i Bujqësisë në Komunën e Ferizajt, ka thënë se dita e tregut në këtë qytet është frekuentuar edhe me disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, me të cilët kanë realizuar planin e veprimit “Mbrojtja e pyjeve 2019” .