Kosovë

Impiant 22-milionësh i ujërave të zeza për shumicën e territorit të Pejës

 

Realizimi i projektit më të madh në Komunën e Pejës në periudhën e pasluftës ka marrë dritë të gjelbër nga Drejtoria e Urbanizmit, e cila para disa ditësh ka lëshuar lejen e ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza për 65 për qind të territorit të Komunës së Pejës.

Dhënien e kësaj lejeje e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” drejtori i kësaj drejtorie, Rajan Arapi.