Kosovë

Vitomirica do të bëhet me objekt të ri për QMF dhe zyre të vendit

Vitomirica do të bëhet me objekt të ri për QMF dhe zyre të vendit
 

Objekti i vjetër i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Vitomiricë, Pejë, do t’ia lirojë vendin objektit të ri që do të ndërtohet në të njëjtin lokacion.

Drejtori i Shëndetësisë, Petrit Loci, njoftoi se ky projekt i financuar nga buxheti i Komunës së Pejës është planifikuar të nisë së shpejti dhe në të njëjtin objekt, sipas tij do të sistemohet edhe Zyra e Gjendjes Civile me një hyrje tjetër, shkruan sot “Koha Ditore”.