Kosovë

Bizneset në Ferizaj duan që e diela të jetë ditë pushimi

 

Komuna e Ferizajt ka organizuar të premten një debat publik me përfaqësues të bizneseve lidhur me përgatitjen e Draftrregullores komunale për përcaktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera në territorin e kësaj komune, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar që dita e diel të jetë pushim për të gjitha bizneset afariste. Sa i përket festave zyrtare ata kërkuan që vetëm 17 Shkurti (Dita e Pavarësisë së Kosovës), 1 Maji (Dita e punëtorëve) dhe festa e Vitit të Ri të caktohen pushim. Kurse për festat fetare të vendoset sipas komunitetit fetar që i përkasin bizneset.