Kosovë

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e impiantit për ujërat e zeza në Gjilan

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i Bankës Evropiane për Zhvillim në Prishtinë, Neil Taylor dhe drejtori i kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në vlerë prej 26 milionë euro.

“Në këtë projekt përfshihen të gjithë kolektorët dhe ndërtimi i impiantit që është fabrika më e madhe për përpunimin dhe pastrimin e ujërave të ndotura që vijnë nga fshatrat dhe vendbanimet e Gjilanit dhe jashtë komunës sonë për të preventuar ndotjen e lumenjve. Qytetarët e komunës së Gjilanit, ne veçanti, Malisheva, Uglari dhe Pogragja dhe vendbanimet që janë më së shumti të prekura, do t’i gëzohen më së shumti këtij projekti”, ka thënë pas nënshkrimit të marrëveshjes kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.