Kosovë

Kontestohet procesi i zgjedhjes së kryetarëve të fshatrave në Ferizaj

 

Komuna e Ferizajt ka shpallur zyrtarisht zgjedhjet për përfaqësues të fshatrave dhe zonave urbane të qytetit. Mirëpo, ky proces po kundërshtohet nga subjektet politike dhe nga shoqëria civile me arsyetim se nuk janë bërë përgatitjet e duhura për një proces demokratik dhe transparent.

Përfaqësuesit e disa fshatrave kanë thënë se komuna po insiston ta politizojë procesin zgjedhor me qëllim që militantët e qeverisjes lokale (PDK) të zgjidhën kryetarë fshatrash. Në këtë proces Komuna e Ferizajt është treguar jotransparente edhe me OJQ INPO, e cila ka shprehur interesim për mbarëvajtje dhe monitorimin e zgjedhjeve në mënyrë vullnetare, mirëpo asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje, shkruan sot Koha Ditore.