Kosovë

Opozita në Fushë Kosovë alarmon për epidemi pas shpërthimit të ujërave të zeza

 

Partitë opozitare në Fushë-Kosovë kanë alarmuar se mund të përhapen epidemi pas shpërthimit të ujërave të zeza që ndodhën të mërkurën pas një rrebeshi shiu.

Zyrtarët e tyre kanë kritikuar pushtetin e kësaj komune për gjendjen që ishte krijuar. Kryetari i Degës së PDK-së, Rrahim Tërnava, ka thënë se kjo gjendje do të duhej t’i alarmonte komunarët, shkruan sot Koha Ditore.