Kosovë

Shpërndahen 250 shtëpiza për bletarët dhe 40 makina mjelëse për blegtorët në Gjilan

Shpërndahen 250 shtëpiza për bletarët dhe 40 makina mjelëse për blegtorët në Gjilan

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë sot 250 shtëpiza për bletarët dhe 40 makina mjelëse për blegtorët.

Në ceremoninë e shpërndarjes, kryetari Lutfi Haziri tha se për 20 vjet në liri nuk janë përmbushur nevojat e bujqve nga ana e shtetit, por se kjo është një dhuratë e vogël në vigjilje të 20-vjetorit të çlirimit për familjet bujqësore dhe kryefamiljarët që po e mbajnë jetën gjallë në Gjilan.