Kosovë

Institucionet dhe fshatrat me deklaratë kundër hidrocentraleve në Zhupë

 

Vendimmarrës të nivelit lokal e qendror, sikurse edhe përfaqësues të fshatrave të Luginës së Lumbardhit (Zhupës), kanë nënshkruar të hënën deklaratën, me të cilën kërkohet nga organet kompetente që të anulojnë ndërtimin e hidrocentraleve në këtë trevë.

Deklarata është iniciuar në kuadër të konferencës "Për zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Zhupës - Kundër hidrocentraleve", të organizuar nga Komuna e Prizrenit, ku kanë marrë pjesë zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit, të Qeverisë së Kosovës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, anëtarë të KK-së së Prizrenit, përfaqësues nga fshatrat e Luginës së Lumëbardhit, OJQ-të vendore e ndërkombëtare, etj.