Kosovë

Në Mitrovicë përurohet projekti 5.4 milionë euro i energjisë stabile

 

"Sa mirë të bashkohemi në Mitrovicë për një vepër ekonomike, një vepër në energji, kur jemi të vetëdijshëm të gjithë sa e rëndësishme dhe sa vitale është energjia jo vetëm për jetën, për ekonominë, por edhe për sigurinë", kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e përurimit të projektit prej 5.4 milionë euro “Ndërtimi i nënstacionit 110/10 (20) kV Ilirida dhe linjës nëntokësore transmetuese 110 kV”, në Mitrovicë.

Ai tha se kjo vepër i dedikohet energjisë, shërbimit me energji për konsumatorë, një vepër që ka munguar, por që e rregullon dhe stabilizon gjendjen e furnizimit me energji për 50 vjetët e ardhshme.