Kosovë

Ndërtimi i parkingut në vend të parkut në Ferizaj kundërshtohet nga ambientalistët, shoqëria civile e opozita

 

Oborri i ish-çerdhes ‘Ardhmëria’ në Ferizaj, është hapësira e vetme e gjelbër që ka mbetur në këtë komunë, e paraparë për park.

Por, pushtetarët kanë marrë vendim që këtë hapësirë ta kthejë në parking, për një periudhë kohore prej 11 muajsh, raporton KTV.