Kosovë

LDK: Rehabilitimi i hekurudhave s’e përfshin zonën urbane të Ferizajt

 

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Ferizaj, ka kritikuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Komunën e Ferizajt me arsyetimin se projekti për rehabilitimin e Hekurudhës Prishtinë-Hani i Elezit nuk po e përfshin edhe zonën urbane të qytetit të Ferizajt.

Sipas LDK-së, për zonën e qytetit të Ferizajt është planifikuar një projekt i veçantë nga ish- qeverisja e kaluar, ndërkohë niveli lokal dhe ai qendror e kanë anashkaluar atë duke synuar ta bashkojnë qytetin e Ferizajt në mënyrë artificiale nëpërmjet një nënkalimi, shkruan sot Koha Ditore.