Në Deçan protestë kundër licencimit të Kelkos-it për të operuar me hidrocentralet

Në Deçan protestë kundër licencimit të Kelkos-it për të operuar me hidrocentralet
Duke vendosur kurora lulesh, qytetarët kanë protestuar kundër hidrocentraleve në Deçan, raporton KTV.
Ata kanë thënë se vazhdimi i licencimit nga ZRRE-ja për 90 ditë për kompaninë Kelkos është bërë për çështje politike dhe për përfitime personale.
Në përkrahje të qytetarëve ka dalë edhe deputeti Liburn Aliu.
Në mbledhjen e fundit të bordit të ZRRE-së, është marrë vendim që edhe për tre muaj t’i zgjatet afati i operimit kompanisë Kelkos Energy, derisa ta kompletojë dokumentacionin e nevojshëm.
Bordi ka aprovuar kërkesën e shoqërisë “KelKos Energy”, për shtyrjen e afatit të vendimit edhe për nëntëdhjetë (90) ditë, me qëllim të kompletimit të aplikacionit dhe pajisjes me certifikatën e përdorimit dhe Lejen Mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për Hidrocentralet “Belaja” dhe “Deçani”.
Lexo edhe: ZRRE-ja ia zgjat afatin “Kelkos-it” për të operuar me hidrocentralet e Deçanit
Sot protestohet kundër hidrocentraleve në Deçan
Organizata ERA, në bashkëpunim me qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile do të zhvillojë sot një protestë paqësore në Deçan kundër hidrocentraleve të paligjshme në këtë komunë.
Protesta do të zhvillohet përpara HEC Deçan, te hidrocentrali i parë tek ura që të dërgon për te Gushavci.
Gjatë kësaj proteste protestuesit do të nderojnë sakrificën e lumit të Deçanit me një veprim simbolik.
"Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të këtij viti ka shkyç linjat e transmetimit në Lumbardh II në pronësi të Kelkos për shkak se ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe kishte dhënë 90 ditë për HEC-un Deçan dhe Belaja për të marrë dokumentacionin e duhur ose ata do të jenë të detyruar të ndërmarrin veprimet ligjore për ndërprerjen e prodhimit dhe shkyçjen gjeneratorëve HC Belaja dhe HC Deçan nga Rrjeti i Transmetimit. Kaluan 90 ditë dhe ZRRE i dha edhe 90 dite tjera kompanisë, prandaj me anë të protestës ne i bëjmë thirrje ZRRE-së që të ndërpresë operimet ilegale të HEC-it Deçan dhe Belaja gjithashtu!", thuhet në reagimin e organizatës ERA.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

LDK-ja e LVV-ja përplasen për raportin financiar në Podujevë

Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq, shpallet “Qytetar Nderi” i Prizrenit

Podujeva do të bëhet me Qendër të Karrierës

Dy mostra të ujit nga Deçani rezultuan të kontaminuara

KRU “Prishtina” është detyruar të bëjë reduktime të ujit në Podujevë

Gjarpërinjtë sulmojnë bagëtitë në Kamenicë, mungon serumi ndaj helmimit të kafshëve

Podujeva nis ndihma për Ukrainën

Qytetarët e Podujevës do të përballen me reduktime të ujit

Lajçi: S’është vërtetuar se helmimet në Deçan ndodhën nga uji i pijshëm

Graçanica dështon t’i prezantojë saktë 1.5 milionë euro

Gjashtë vjet burgim për dy zyrtarët e Prizrenit për rrënimin e aneksit të “Abi Qarshia”
