Kosovë

Matoshi e Begaj nënshkruajnë memorandume për projekte mjedisore në Malishevë

 

Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot kanë nënshkruar Memorandume të Bashkëpunimit për vazhdimin e financimin të dy projekteve: “Ndërtimi i kanalizimit në fshatrat Lladrovc – Carrallukë”, në vlerë prej 200 mijë euro dhe “Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha”, në vlerë prej 100 mijë euro për vitin buxhetor 2019.

Ministri Matoshi tha se këto dy projekte kanë për qëllim përkrahjen e komunës për përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe ngritjen e nivelit të mirëqenies së qytetarëve.