Kosovë

Shtëpia e vjetër, ku me trashëgiminë shijohet kafja

 

Dyert e oborrit të shtëpisë së familjes Kirajtani në Prizren gjatë një fundjave të nxehtë korriku janë hapur për vizitorët e rëndomtë. Këta të fundit janë shërbyer me pije e ëmbëlsira tradicionale të qytetit të vjetër.

Njëherësh kanë shijuar edhe ambientin mbresëlënës para shtëpisë, sikurse që kanë dëgjuar edhe më shumë detaje për historikun e njërës për shtëpive të veçanta të Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”.