Opozita në Skenderaj akuzon Komunën se ka dyfishuar praninë e deponive ilegale

Urim Isma 12 August 2019 21:28

Pamje me mbeturina në hapësira të gjelbra, mund të hasësh që në hyrje të Skenderajt.

Gjendje e tillë është krijuar muajve të fundit, si pasojë e neglizhencës së komunës për t’i pastruar hapësirat publike, të cilat janë shndërruar në deponi mbeturinash, raporton KTV.

Pak kilometra nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, është krijuar një deponi ilegale, në të cilën hidhen edhe mbetje kafshësh.

Zyrtarët komunalë thanë se qyteti është i pastër, derisa shtuan se nuk kanë pranuar ankesa nga banorët për ndonjë deponi.

Banorët e kësaj pjese, të cilët kanë hezituar të flasin para kamerës, kanë thënë se rrezikohen nga shfaqja e ndonjë epidemie për shkak të mbeturinave të shumta.

Kjo gjendje po kritikohet nga opozita në këtë komunë, sipas së cilës, numri i deponive ilegale është dyfishuar.

Gjatë vitit 2018, në Skenderaj janë evidentuar 59 deponi ilegale, por vetëm 14 prej tyre u larguan.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme