Kosovë

Lokalet në Gjilan që shkaktojnë zhurmë me muzikë pas mesnate, do të gjobiten e mbyllen

Lokalet në Gjilan që shkaktojnë zhurmë me muzikë pas mesnate, do të gjobiten e mbyllen
Foto: Ilustrim/Koha

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me drejtorin dhe stafin e Inspeksionit, Nevzad Rushiti, kanë konfirmuar angazhimin për ndalimin e zhurmës nëpër qytet që shkaktohet nga volumi i lartë i zërit të muzikës nëpër kafiteri të ndryshme duke paralajmëruar edhe dënime mandatore, konfiskim dhe mbyllje të lokalit.

Haziri ka thënë se është rikthyer zhurma kryesisht në lagjen “Dardania” dhe në disa lokacione nëpër qytet, që shkaktohet nga kafiteritë dhe është e patolerueshme për shkak se është një pengesë shumë e madhe për banorët të cilët banojnë aty për rreth.