Kosovë

Policia në Mitrovicë fillon planin operativ “Siguria në shkolla”

 

Policia rajonale e Mitrovicës ka njoftuar se me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019/20, ka filluar së implementuari plani operativ ‘Siguria në shkolla’, plan ky që ka për qëllim ofrimin e sigurisë për nxënësit e të gjitha niveleve, si në hapësirat shkollore ashtu edhe në rrugët e trafikut rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë njofton se me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillim të implementimit të këtij plani operativ.