Kosovë

S’ka grevë në shkollat e Kamenicës, arsyetimi i SBASHK-ut nuk bind të pakënaqurit me referomën

Shkollat e parapara që të mbyllen në kuadër të reformës në arsim në Komunën e Kamenicës, të martën kanë zhvilluar procesin mësimor. Asnjë orë grevë nuk është mbajtur ashtu siç ishte paralajmëruar.

Përfaqësues të SBASHK-ut kanë thënë se nuk kanë parë ndonjë pengesë të madhe nga ana e Komunës, që mësimi të mos mbahet në këto shkolla, raporton KTV.