Kosovë

Gratë e kooperativës “Krusha” vazhdojnë punën në oborr, komuna premton përkrahje

Gratë e Krushës punën e tyre të përditshme po e vazhdojnë në oborrin e kooperativës, pasi që objekti në të cilin ato e zhvillonin veprimtarinë e tyre, u dogj.

Pavarësisht asaj që ndodhi, puna në këtë ndërmarrje bujqësore vazhdoi normalisht, derisa Lumnije Duraku, e pranishme në momentin kur ndodhi aksidenti, shpjegon rastin.