Kosovë

1.5 milionë euro dëme në bujqësi nga shiu dhe erërat e forta në Mamushë

1.5 milionë euro dëme në bujqësi nga shiu dhe erërat e forta në Mamushë

Autoritetet lokale të Mamushës kanë vlerësuar se dëmet në bujqësi pas shiut dhe erërave të forta në këtë komunë janë të konsiderueshme. Vlerësimi fillestar i këtyre dëmeve nga ekipi komunal arrin shumën prej 1.5 milionë eurove.

Drejtuesit e Komunës së vetme me shumicë turke në Kosovë kanë theksuar se nuk kanë mjete buxhetore për kompensimin e bujqve dhe se për këtë arsye nevojitet mbështetja financiare nga niveli qendror, shkruan sot Koha Ditore.