Vazhdon renovimi i ndërtesës së administratës në Prizren pas sqarimit me AKP-në

Vazhdon renovimi i ndërtesës së administratës në Prizren pas sqarimit me AKP-në

Fisnik Minci 11 September 2019 13:31

Zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se i kanë sqaruar keqkuptimet me Agjencinë Kosovare të Privatizimit sa u përket punimeve për ndërtimin e Qendrës me një ndalesë në ndërtesën e administratës lokale. Sipas tyre, droja e AKP-së ka pasur të bënte me rrënimin eventual të ndërtesës së ish-Bankkosit, ku aktualisht është e vendosur administrata komunale.

Përmes një shkrese shpjeguese dhe në takim me menaxhmentin e AKP-së, zyrtarët e lartë të Ekzekutivit të Prizrenit kanë theksuar se nuk bëhet fjalë për rrënim të ndërtesës, por vetëm për renovim të katit përdhes, si pjesë e projektit të krijimit të Qendrës me një ndalesë, shkruan sot Koha Ditore.

Javën e shkuar AKP-ja pati dërguar një kërkesë në Komunën e Prizrenit për ndalimin e punimeve në ndërtesën e administratës komunale, si dhe sqarimin e të gjitha paqartësive lidhur me shfrytëzimin e kësaj prone. Por zyrtarët komunalë kanë bërë të ditur se punimet nuk janë ndërprerë dhe se ato po vazhdojnë sipas planit dinamik...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme