“Jetëso idenë” ndihmon kompletimin e kabineteve në shkollat e Ferizajt

“Jetëso idenë” ndihmon kompletimin e kabineteve në shkollat e Ferizajt

30 September 2019 16:32

Vazhdimësia e aktiviteteve të shumta të programit “Brick” është shënuar edhe përmes një trajnimi që mblodhi nxënës të shkollave të mesme të Kaçanikut e Ferizajt.

Nga trajnimi për lidership për të rinjtë, identifikim të nevojave në komunitet, vullnetarizëm, dizajnim dhe implementim projektesh, nxënësit patën mundësi të ofronin ide për të kontribuar në nevojat për ndryshime në komunitet.

Aty lindi ideja për grantin “Jetëso idenë” që ndihmoi për kompletimin e kabinetit të Kimisë dhe Biologjisë, në shkollën fillore “Jeta e re” në Greme të Ferizajt.

Aktiviteti është pjesë e programit “Brick”, themeluar dhe implementuar nga organizata CDF.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme