Kosovë

Arrin kontingjenti i parë i gypave për ndërtimin e kolektorit në Shtime

Arrin kontingjenti i parë i gypave për ndërtimin e kolektorit në Shtime

Komuna e Shtimes ka përfituar një projekt madhor në vlerë prej rreth pesë milion euro nga Austria për ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza që përfshinë shumicën e fshatrave me një gjatësi prej 22 kilometrash.

Kontingjenti i parë i gypave nga Austria ka arritur gjatë së hënës, në qytetin e Shtimes. Hapësira në të cilën do të ndërtohet kolektori do të ketë sipërfaqe mjaftë të madhe në afërsi të fshatit Voinovc.