Kosovë

QKMF e Malishevës pajiset me dy autoambulanca të reja

QKMF e Malishevës pajiset me dy autoambulanca të reja

Në kuadër të investimeve të Komunës së Malishevës, në sektorin e shëndetësisë, me qëllim të ofrimit të kujdesit më të mirë shëndetësor, e në veçanti të ofrimit të shërbimit të shpejtë, urgjenca e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, nga sot është pajisur edhe me dy autoambulanca.

Pas kryerjes së procedurave të blerjes së autoambulancave, sot edhe zyrtarisht, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, ia kanë dorëzuar veturat e ndihmës së shpejtë, drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina.