Kosovë

KKSB kërkon të mos politizohet rasti i dëmtimit të pllakës në varrezave ortodokse në Gjilan

KKSB kërkon të mos politizohet rasti i dëmtimit të pllakës në varrezave ortodokse në Gjilan

Gjilan, 1 tetor - Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka shprehur keqardhje në takimin e sotëm të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për rastin e dëmtimit të pllakës së varrezave të komunitetit ortodoks në Gjilan, rast ky për të cilin tha se ishin njoftuar nga OSBE.

Ismajli ka kërkuar që ky rast i izoluar të mos politizohet, meqë nuk besohet të ketë ndonjë prapavijë të caktuar. Për më tepër, ai ka thënë se ende nuk ka as raport final për këtë rast, i cili mund të ketë ndodhur nga ndonjë grup i të rinjve që sillen vërdallë andej pari dhe nuk ka diçka serioze në prapavijë.