Kosovë

Policia në Mitrovicë ligjëron në shkolla mbi “Sigurinë në trafik”

Policia në Mitrovicë ligjëron në shkolla mbi “Sigurinë në trafik”

Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, në vazhdën e angazhimeve dhe qasjes aktive në ofrimin e sigurisë në shkolla, ashtu edhe në fushën e vetëdijesimit dhe parandalimit, që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2019-2020, ka vazhduar me implementimin e planit të veprimit ‘siguria në shkolla’, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë muajit shtator zyrtarët policorë kanë mbajtur ligjërata me nxënës të shkollave me temën ‘Njohuri elementare për sigurinë në trafikun rrugor’, ku kryesisht janë përfshirë nxënës të ciklit të ulët. Gjatë kësaj kohe ligjëratat i kanë dëgjuar rreth 600 nxënës të 13 shkollave të ndryshme në rajonin e Mitrovicës.