Kosovë

Mësimdhënësit që mbesin pa punë në Kamenicë marrin 70 për qind të pagës deri të gjejnë punë

Mësimdhënësit që mbesin pa punë në Kamenicë marrin 70 për qind të pagës deri të gjejnë punë

Komuna e Kamenicës ka nënshkruar Kontratën Kolektive me mësimdhënësit në këtë komunë, me ç’rast janë pajtuar që mësimdhënësit që do të mbesin pa punë si pasojë e mbylljes së një numri shkollash, në risistemimin e nisur në këtë komunë, do të marrin 70 për qind të pagës, deri të gjejnë një vend pune.

Në një njoftim në Facebook, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se sot “reforma e arsimit në Kamenicë ka hedhur hap të madh përpara”