Qendra e Vitisë përballet me mungesë të rrjetit të kanalizimit

Qendra e Vitisë përballet me mungesë të rrjetit të kanalizimit

Feim Azemi 08 October 2019 12:30

Banorët e qendrës së Vitisë kanë problem me mungesën e rrjetit të kanalizimit, teksa Komuna ende nuk ka bërë zgjidhje për ta. Komuna ishte zotuar se do ta bëjë fillimin e punimeve për ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore për qytetin qysh në vitin 2018, porse kjo gjë nuk u realizua.

Opozita në Komunën e Vitisë vlerëson se qeverisja komunale nuk i ka kushtuar prioritet zgjidhjes së problemit që kanë banorët e qytetit sa u përket ujërave të zeza, të cilat edhe më tej mbesin sfidë, shkruan sot Koha Ditore.

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se qeverisja komunale nuk i ka dhënë përgjigje komunitetit, i cili vazhdon t’i paraqesë shqetësimet e tyre sa i përket rrjetit të kanalizimit. Në anën tjetër, komunarët deklarojnë se ata kanë pranuar kërkesat e qytetarëve të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre për mungesën e rrjetit të kanalizimit dhe se kërkesat e tyre janë shqyrtuar.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme